Reali dhe United mbeten me "gisht në gojë", Psg "burgos" brazilianin

Reali dhe United mbeten me "gisht në gojë", Psg

Skuadra e PSG ka arritur të bind Marquinhos duke nënshkruar një kontratë të re me mbrojtësin që zgjat deri në fund të qershorit të vitit 2024. 

25-vjeçari brazilian është zv/kapiteni i PSG-së dhe ka bërë 270 paraqitje për këtë skuadër, duke fituar 19 trofe gjatë karrierës së tij të shkurtër nën kullën Eiffel. Më herët interesim për ish-lojtarin e Romës shfaqën Real Madridi dhe Manchester United. Braziliani foli në PSG TV për vendimin e tij për rinovimin deri në vitin 2024.

“Jam shumë i lumtur dhe shumë krenar që kam nënshkruar këtë kontratë të re. Është një përgjegjësi të luaj me Paris Saint-Germain dhe ndihem vërtet krenar që vesh këtë fanellë. Është sezoni im i shtatë këtu, në Paris, i njoh ambiciet e tij shumë mirë. Ne kemi përjetuar disa gjëra me të vërtetë të shkëlqyera, disa gjëra që më kanë bërë të rritem dhe që kanë bërë që klubi gjithashtu të rritet. Ishte koha ideale që të zgjasja kontratën time me Paris Saint- Germain.”

EMISIONET