Në grupin D Reali i madridid ka shkatërruar Ajaksin me rezultatin 4-1. Edhe pse madrilenet kishin siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Champions League nuk ka lejuar që Ajaxi të marrë rezultat pozitiv në Santiago Bernabeu duke trerguar forcen që e karakterizon këtë skuadër. Të besuarit e teknikut Mourinho arrinë të kalojnë në avantazh që në minuten e 13 të takimit. Modric kombinon me Benzema ndërsa ky i fundit jep një assist për Cristiano Ronaldon që zhbllokon shifrat duke i dhënë avantazhin skuadres së tij. Dyfishishimi i rezultatit për madrilenet vjen nga Kalejon në minuten e 38 të të pjesës parë. Ky rezultat do të mbetet në fuqi në 45 minutat e para ndërsa në fillim të fraksionit te dytë të lojes kryeqytetasit do të shënojnë edhe golin e 3 me anë të barzilianit Kaka i cili tregon edhe një herë cilësit e tij edhe pse nuk është aktivizuar shumë me skuadren Madrilene. Në minuten e 59 miqt nga holanda do të shkurtojnë diferencat me anë të Berrigter. Gol i këtijë të fundit nuk do ti shërbejë asgjë skuadres së Ajks pasi vendasit shënojnë një tjetër gol duke e çuar rezultatin në 4-1. Kalejon 2 minuta parë përfundimit të kohes së rregullt arrinë të shënojnë golin e dytë përsonal dhe të katërtin për skuadren e tijë duke vulosur shifrat e gjithë takimit. Në takimin tjetër të Grupit D, Borussia Dortmundi ka mposhtur Manchester Cityn me rezultat minimal 1-0. Kampioni i Anglisë e mbyll fazën grupore pa asnjë fitore dhe detyrohen ti japin lamtumiren Chempions Ligë që në fazen e grupeve duke mos arritur të kualifikohen as në Europa Lige. Pjesa e parë e kësaj përballje mbyllet me rrjeta të paprekura ndërsa në fillim të fraksionit të dytë të ndeshjes verdh e zinjtë arrinë të gjejnë rrugen e rrjetes me anë të Hulian Sheiber i cili ka lon skuadren në avantazh duke i siguruar vendin e parë në renditje. Ky do të ishte goli i vetem i kësaj sfide edhe pse rastet për të shënuar edhe gola të tjerë nuk munguan ndga ana e të dyja skuadrave. Pas përballjeve të fundit në grupin D kryesojnë kampionet e gjermanisë me 14 të ndjekur nga Real Madrid me 11 që kishin prer biletat për fazen e 1/8. Në vendin e tret renditet Ajaks që siguron pjesmarrjen në Europa Lige ndërsa Manchester Sitit që shihej si një skuadër pretendente detyrohet ta mbyll këtu aventuren në kompeticionin më të rëndësishem Europian.

/Ora News.tv/