Real Madrid refuzon ofertën për transferimin e Gareth Bale

Real Madrid refuzon ofertën për transferimin e Gareth Bale

Presidenti i Real Madrid Florentino Perez ka refuzuar ofertën e skuadrës kineze Jiangsu Suning për transferimin e Gareth Bale. Kjo ka shkaktuar dhe reagim nga uellsiani dhe trajneri Zinedine Zidane të cilët janë të frustruar me vendimin e presidentit.

Pak ditë më parë dukej se Gareth Bale ishte shumë pranë transferimit me një pagë prej 22 milion eurosh në sezon derisa spanjollët refuzuan ofertën. 

Sipas të përditshmes The Sun ky vendim ka acaruar trajnerin Zidane pasi ai kishte planifikuar që me lekët e transferimit të Bale mund të sillte Paul Pogban në rradhët e madrilenëve. 

Por Zidane duhet të bëjë kujdes me reagimet e tij pasi është shumë pranë shkarkimit nga posti i trajnerit pas humbjes 7-3 kundër Atletiko Madridit.

EMISIONET