Real Madrid cakton çmimin për Luka Modric

Real Madrid cakton çmimin për Luka Modric

Presidenti i Real Madridit Florentino Perez ka paralajmëruar Interin se një ofertë prej 750 milion do të jetë e mjaftueshme për të transferuar në "San Siro" Luka Modriç.

Inter thuhet se hoqi vëmendjen nga Arturo Vidalit për t'u përqëndruar tek Modric, por "Marca" pretendon se ka marrë përgjigje negative nga Madridi mbi një transferim të mundshëm të Modric tek Interi.

Për më tepër, Perez i tha gazetës: "Modric mund të largohet vetëm nëse dikush paguan 750 milionë euro."

33-vjeçari rinovoi kontratën e tij me Los Blancos në nëntor 2016, duke qënë i lidhur me skuadrën nga "Santiago Bernabeu" deri në vitin 2020.

Pavarësisht nga vitet e tij të avancuara, ish-mesfushori i Tottenham Hotspur luajti në Kupën e Botës më parë gjatë verës, duke e dërguar Kroacinë në finalen e madhe, por më pas u mposht me rezultatin e thellë 4-2.

EMISIONET