Reagon PD: Djegiet e makinave nga bandat e Edi Ramës, nuk do ta falim

Reagon PD: Djegiet e makinave nga bandat e Edi Ramës, nuk do ta falim

Partia Demokratike ka reaguar pas djegies së dy makinave të kryetares së PD në Ulëz, Gjelina Kalthit mesnatën e së enjten.

PD tha se familja e Kalthit nuk ka konflikt me asnjë dhe se zjarri në makina u vendos nga bandat e Edi Ramës në Ulëz.

Sipas PD motivi i sulmit është ardhja e familjes së Kalthit në protestën e opozitës në Tiranë.

"Mesnatën e mbrëmshme, bandat e Edi Ramës në Ulëz të Matit kanë djegur dy makinat e kryetares së strukturës së PD në Ulëz, Gjelina Kalthi. Asnjë problem teknik, asnjë konflikt nuk ka pasur familja e Kalthit me askënd në Ulëz. I vetmi shkak i këtij sulmi banditesk është fakti se me këto dy makina, familja Kalthi ka ardhur në Tiranë për të marrë pjesë në protestë, duke shoqëruar edhe qindra qytetarë të tjerë protestues nga Ulza,"-tha PD.

Ndërsa thekson se: "Postblloqet policore në rrethin e Matit kanë identifikuar makinat si “transportuese” të protestuesve nga Mati në Tiranë dhe mbrëmë, në mes të natës, si hajdutë e banditë, kanë realizuar aktin kriminal."

PD shprehet se dënon ashpërsisht këtë akt duke e konsideruar politik dhe shton se nuk do ta harrojnë e as do ta falin.

Partia Demokratike thekson se familja Kalithi do marrë pjesë sërish në protestën e opozitës që do mbahet pasditen e së shtunës para Kryeministrisë.

"Bandat e Edi Ramës, betejën me demokratët e qytetarët e Matit e kanë të humbur. Familja Kalthi, bashkë me qytetarët e tjerë të Ulzës, do të jenë edhe nesër në protestë, para kryeministrisë, në orën 19.00 Malësorët e Matit nuk i nënshtroi dot Enver Hoxha, ata nuk do t’i nënshtrojnë dot as banditët e drogës e të hashashit, në shërbim të kryeministrit ilegjitim të Avdylajve,"-shtoi PD.


Lexoni për më shumë: Iu dogjën dy makinat, kryetarja e PD në Ulëz: Skenar politik, ndihem e rrezikuar

EMISIONET