Reagon artistja shqiptare: Atij që shembi Teatrin, në emër të popullit duhet me ia lëvdu nanën

Artisja e njohur shkodrane Rita Ndoci cila jeton prej vitesh në emigracion, ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” për shëmbjen e Teatrit Kombëtar. Rita ka postuar një shkrim të motrës së vet e cila e ka nisur me një shprehje të Richard Weizswcker: “Kultura nuk është luks qe blihet apo shitet. Ajo është baza shpirtërore e cila na siguron aftësinë e brendshme për të mbijetuar”

“Prononcimi i motres teme Juli Ndoci. Juli nuk ka as Facebook e as Instagram, ndaj po e shperndaj me Ju.

Kete shprehje e ka thene Richard Weizsäcker 1990!

„Kultur ist kein Luxus, den wir uns leisten oder auch streichen können, sondern der geistige Boden, der unsere eigentliche innere Überlebensfähigkeit sichert.”

Kultura nuk eshte luks qe blihet apo shitet. Ajo eshte baza shpirterore e cila na siguron aftesin e brendshme per te mbijetuar!

Shembja e teatrit Kombëtar nuk eshte shembje materiale por shembje shpirterore e Artit shqiptar! Me te u shemb nje histori e tere!

U ba si dikur „ ne emer te popullit“ nderkohe qe populli ne 4 te mengjesit flinte, bile edhe nuk kishte te drejte qarkullimi!

„Nuk e ndal kush Tiranën“

thot ai, qe duhet me ja levdu nanen!

Krahason nje histori arti

me rruge, supermerkata,

hymje pallati! Kur u vendos ligjerisht shembja dua ta di? E pse opozita u mor me hedhje „ shasmesh“ (quhen ne shkodranshe qyrrat e thata qe largohen nga hunda me ndihmen te gishtave) e nuk e njiftoj popullin? Apo nuk u vendos ligjerisht e po i bi ne qafe opozites pa hak as hile!!!!

Nese eshte keshtu duhen marre masa ligjore!

E di qe s’di asgje! Po a e di ai me emrin dituri se ne fakt shkel te drejtat e njeriut? Ne kete rast rrenon bazen shpirterore te artit qe percolli ky teater ne regjime te ndryshme! Sa keq!”, shkruhet në postimin e Rita Ndoci.

EMISIONET