Raporti për lirinë e medias, ja çfarë OSBE i ka shkruar kryeministrit Rama

Raporti për lirinë e medias, ja çfarë OSBE i ka shkruar

OSBE ka publikuar raportin për lirinë e medias për periudhën 22 nëntor 2018 deri në 4 korrik 2019

Sipas OSBE, sfida më e madhe me të cilën përballen gazetarët dhe aktorët e tjerë të medias është siguria.

Në raport OSBE thotë se më 28 janar i është shkruar Kryeministrit Rama duke paraqitur analizën ligjore të draftligjit mbi ndryshimet në ‘Ligjin për Media Audiovizive’ dhe ‘Ligji për Komunikimet Elektronike’

"Kemi rekomanduar një sërë ndryshimesh në draftligj në mënyrë që ato të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe OSBE-në", thuhet në raport.

Po ashtu OSBE thotë se përfaqësuesit e tyre kanë zhvilluar takime me Elira Kokonën dhe Endri Fugën për të diskutuar ndryshimet ligjore dhe analizat e siguruara.

" Takimet kontribuan në njohjen e çështjeve ligjore që kanë të bëjnë me rregullimin e mediave online. Më 6 qershor i kemi shkruar kryeministrit Edi Rama, duke ndarë me të shqyrtimin ligjor të projektligjet për ‘Ligjin mbi Mediat Audiovizuale në Shqipëri’", thuhet ndër të tjera në raport.

OSBE thotë se qëllimi i rishikimit ligjor ishte për të siguruar se legjislacioni i propozuar është në përputhje me angazhimet e OSBE dhe standardet ndërkombëtare për lirinë e mediave dhe lirinë e shprehjes.

EMISIONET