Raporti i KSHH: Abuzim me masën "Arrest me Burg"

Raporti i KSHH: Abuzim me masën "Arrest me Burg"

Në kohën kur qytetarët presin zbatimin e reformës në drejtësisë, Komitetit Shqiptar i Helsinikit në raportin vjetor evidenton vonesa të pajustifikuar në ngritjen e institucioneve të reja të dejtësisë. Sipas raportit, antarët jo prokurorë dhe jo gjyqtarë në KLGJ dhe KLP, janë përzgjedhur në një klimë të polarizuar politike, ndërsa gjykata sot po abuzojnë me vendimet e tyre duke futur në burg persona pa rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka monitoruar 400 seanca gjyqësorë gjatë vitit 2017, mori në konsiderat 1800 vendime  dhe evidentoi në raportin vjetor abuzimin me masës "Arrest me burg". Sipas Komitetit Shqiptar të Helsinikit, shqetësim është fakt që këtë masë gjykatat e zbatojnë ndaj personave që nuk paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore si "Drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt apo vjedhje të energjisë elektrike.

Erida Skëndaj, Drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit: Të drejtat e personave të ndaluar dhe të arrestuar nuk rezultojnë se janë respektuar plotësisht nga organet e drejtësisë penale. Arresti me burg zbatohet në përqindje të lartë edhe kur të ndaluarit akuzohen për vepra penale që nuk paraqesin rrezikshmëri të theksuar shoqërore. 

Ndërkohe që qytetarët presin reformën në drejtësi, Drejtorja ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj evidenton vonesa të pajustifikuara në ngritjen e  inistucioneve të reja të drëjtësisë.

Erida Skëndaj, Drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit: Janë vërejtur vonsa dhe zvarritje në ngritjen në kohë të organeve të drejtësisë. Në disa raste këto vonesa janë të pajustfikuara dhe kanë ardhur si rezultat i polarizimit politik gjatë procesit zbatues të reformës, mungesës së dialogut dhe konsensusit politik. 

 Gjatë monitorimit të të procesit të përzgjedhjes së anatërve jo prokuroë dhe jo gjyqtarë në KLGJ dhe KLP, Komitetit Shqiptar i Helsinkit arrin në përfundimin se përzgjedhja është zhvilluar në një klimë të polarizuar politike, dhe së përzgjedhja me short nuk garanton zgjedhjen e antarëve në bazë të meritës dhe integritetit

EMISIONET