Raporti i KLSH-së: Në 9 muaj, 268 milion euro dëm në buxhetin e shtetit

Raporti i KLSH-së: Në 9 muaj, 268 milion euro dëm në

Dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit për periudhën janar-shtator është 268 milion euro ose 33 miliardë lekë.

Ndërkohë që shkeljet më të mëdha janë vërejtur në fushën e dhënies me qira, privatizimit si dhe konçesionet.

Nga ky zë, dëmi në buxhet rezulton të jetë 20.6 miliardë lekë i ndjekur nga prokurimet publike, si dhe të ardhurat nga tatimet e doganat. 

KLSH ka deklaruar se ka nisur përgatitjen e 23 kallëzimeve penale për zyrtarë të niveleve të ndryshme.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka realizuar 122 auditime në institucionet e vendit. Auditimet janë shtrirë në institucione qendrore dhe njësi të varësisë si ministritë, drejtoritë e përgjithshme, degët e doganave si dhe shoqëritë aksionere me kapital shtetëror apo njësi të vetëqeverisjes vendore. 

KLSH, konstaton se mbetet shumë për të bërë për të krijuar kulturën e përgjegjshmërisë menaxheriale dhe për të garantuar një sistem menaxhimi financiar dhe kontrolli sa më efektiv. Niveli i dëmeve dhe shpenzimeve joefektive apo me efekte negative në buxhetin e shtetit thuhet në raportin e KLSH-SË.

EMISIONET