Rritet krimi, INSTAT: Në janar-prill u shënuan 30 të vrarë

Rritet krimi, INSTAT: Në janar-prill u shënuan 30 të vrarë

Situata kriminale në vend është përkeqësuar në 4 muajt e parë të vitit 2019, duke regjistruar 30 persona të vrarë. Numri i lartë i viktimave gjatë kësaj periudhe është i lartë nga vrasjet në familje, apo atentatet mafioze. Rritja e kriminalitetit konfirmohet edhe nga INSTAT, ku sipas raportit të publikuar së fundmi, kemi rritje të krimit në vitin 2018, krahasuar me vitin paraardhës.

Katër muajt e parë të këtij viti janë mbyllur me bilanc të përkeqësuar për sa i përket numrit të vrasjeve në vend.

Gjatë katër muajve të parë numri i viktimave nga krimet kundër personit është 30, një shifër kjo që flet përkeqësim krahasuar me një vit më parë.

Nga fillimi i vitit janë kryer 24 vrasje, 9 nga të cilat janë brenda familjes, por numër të shtuar kemi dhe vrasjeve mafioze.

Vrasjet mafioze kanë tronditur vendin nga veriu në jug, ku mund të përmenden vrasja e vëllezërve Bilali në Shkodër, ekzekutimin e avokatit në Elbasan, ajo e Jurgen Kurtit në Tiranë, atentatin me dy të vdekur në Vlorë, por dhe krimi më i fundit në Laç që përfundoi me ekzekutimin e dy të rinjve.

Rritja e krimit në vend konfirmohet edhe nga të dhënat e INSTAT nëpërmjet publikimit të statistikave vjetore për vitin 2018. Sipas raportit për vitin e shkuar janë rreth 35 mijë vepra penale, me rritje 0.4% krahasuar me 2017.

Sipas Instat, në 2018, janë evidentuar 120 vepra penale për 10 mijë banorë, nga 119 që ishin në vitin 2017, ndërsa vihet në dukje dhe numri i lartë i vjedhjeve të banesave dhe bizneseve.

EMISIONET