Raporti i DASH, LSI: Me këtë situatë kriminale po presim negociatat

Raporti i DASH, LSI: Me këtë situatë kriminale po presim

Lëvizja Socialiste për Integrim e cilësoi një këmbanë alarmi raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit,  sipas të cilit vendi ynë është në rrezik të madh pastrimi parash. 

Pas mbledhjes së grupit, Luan Rama në një konferencë për median bëri përgjegjëse qeverinë, që sipa tij nuk ka marrë asnjë masë në këtë drejtim.

Luan Rama: Pak ditë më parë kam mbajtur një qëndrim në raport me moszbatimin e ligjit nga qeveria. DASH e ka vlerësuar Tiranën  zyrtare si një vend të rrezikshmërisë së lartë për krime që drejtohen dhe prekin interesat zyrtare të qeverisë amerikane. Qeveria është përgjegjëse e kësaj situate kriminale.

Kryeministri si personi përgjegjës nuk krijon Komitetin Kombëtar të kordinimit të luftës kundër drogës. Përpiqen që me papërgjegjshmëri të plotë që gjithçka t'ia faturojnë opozitës. Kjo është situata kriminale në vend edhe në vigjilje të pritjes së vendimit të madh nga Këshilli i Europës për hapjen e negociatave. 

EMISIONET