Ranieri "rindez" Fulhamin, shenjëstron yllin e Liverpool

Ranieri "rindez" Fulhamin, shenjëstron yllin e Liverpool

Vetëm pak orë pasi u zyrtarizua në stolin e Fulhamit, Claudio Ranieri ka nisur menjëherë nga puna.

Italiani kërkon të përforcojë skuadrën dhe duket se ndërtimi i saj do të nis nga mbrojtja. Kjo, pasi sipas mediave britanike, Ranieri ka drejtuar "lupën" nga skuadra finaliste e sezonit të shkuar në Champions League, Liverpool.

Sipas tyre, Joel Matip mund të jetë përforcimi i duhur për skuadrën e vendit të fundit në Premier League. Kamerunasi po luan pak këtë sezon me skuadrën e Jurgen Klopp dhe një ofertë joshëse nga Fulham mund ta bind atë që të transferohet në Londër.

Fulham ka mbrojtjen më të dobët në kampionat, pasi në 12 ndeshje ka pësuar plot 31 gola dhe firma me Matip mund të ndryshojë disi fatet e sezonit.



EMISIONET