Rama: Viti i ri akademik me tarifa në varësi të notave, Masterit nuk i ndryshon tarifa

Rama: Viti i ri akademik me tarifa në varësi të notave, Masterit

Për më shumë se tre orë Kryeministri Edi Rama ishte paraditen e sotme, para studentëve të universitetit të Vlorës për të diskutuar me ta lidhur me 8 kërkesat që kërkojnë t'i plotësohen dhe për të cilën sot janë në ditën e 15-të të tyre.

Në këtë takim kryeministri njoftoi për  dokumentin "Pakti për Universitetin" ku renditen dhe  8 kerkesat dhe koha dhe si do zgjidhen. 

Sa i takon uljes së tarifave afati i zbatimit janari 2019 por nuk ka rimbursime.   

Sa i takon Bachelorit tarifa e dytë që do behej ne janar nuk do të bëhet, do mbulohet nga qeveria, ndërsa në vitin e ri akademik tarifimi do të jetë sipas shkallëzimit meritokratik. 

Për Masterin nuk do ketë ulje 50 % të tarifave. 

Qeveria do të paguaje tarifën vetëm për studentet e 9-10 dhe ata me ndihme ekonomike

Edi Rama: "Këtë vit në janar nuk do te paguajnë tarifa  të gjithë nga ata me 4 dhe 10 ndersa per vitin e ri akademik do te kete shkallezim meritokratik.

Në janar askush nga ju nuk do të paguajë siç do paguante. Nëse keni paguar gjysmën deri tani, nuk do paguani me. 

Ata që janë me 4 këtë vit po, vitin tjetër jo.

Ata që janë me 9-10 do i paguahet tarifa 100% nga shteti dhe do i jepet dhe një bursë

Ata që janë me 8-9 ti paguhet 75%

Ata që janë me 6-7 ti paguhet 50 %

Ata me katra e pesa të bëjnë si të dinë vetë.

Kjo vlen për vitin e ri akademik. Mos na kërkoni rimbursime. Kjo është rruga e duhur. Sa për historitë në janar do dalim prapë, ju bëni si të doni, ne do i përgjigjemi të gjithë pikave

Masteri do vazhdojë të paguajë vetëm nëse je me 9-10 dhe ndihmë ekonomike.

Për studentën e verbër dhe invalidë, tarifën do e paguajë 100% qeveria.

Ju çfarë keni paguar kanë ikur dhe nuk do të paguani më!"

Qeveria publikon dokumentin me vendimmarrje: Ja kur do zbatohen 8 pikat e protestës së studentëve


EMISIONET