Rama: Tirana po ecën në rrugën e duhur, janë ndërmarrë projekte të rëndësishme

Rama: Tirana po ecën në rrugën e duhur, janë

Pas një viti në Shqipëri do të mbahen zgjedhjet lokale dhe kryeministri Rama duke besuar në gjeneratën e re foli për projektet e së ardhmes, kuotën gjinore dhe nismat e ndërmarra. Rama nga Jala ku zhvillohet akademia rinore e FRESH tha se Tiranë është në rrugën e duhur sa i takon iniciativave të ndërmarra nga kryebashkiaku Veliaj.

Rama: Besoj që Tirana është në rrugën e duhur. Në Tiranë po bëhet maksimumi. Edhe në disa bashki të tjera që e kanë këtë plagë shumë të madhe unë besoj që po bëhet një punë shumë e madhe. Sigurisht që janë probleme pafund që nuk mbarojnë asnjëherë, por besoj që po bëhet një punë goxha sistematike.

Jo vetëm kaq, kryeministri duket se e ka të qartë strategjinë për këto zgjedhje ku ka zbuluar se këshillat bashkiak do të kenë 50 për qind gra, 50 për qind burra.

Rama: Mua personalisht s’më ka shqetësuar asnjëherë raporti të rinj-të vjetër, sepse vendoset në mënyrë të natyrshme. Më ka shqetësuar gjithmonë që në PS të ketë një raport të drejtë midis djemve dhe vajzave, burrave dhe grave. Vitin e ardhshëm të gjithë këshillat do ti kemi 50 me 50 djem me vajza, gra me burra.

Një koment kryeministri pati edhe për reformën në drejtësi.

Rama: Nëse reforma në drejtësi do ishte bërë me kohë e me vakt dhe nuk do ishte krijuar pushteti më i pavarur nga ligji dhe më i korruptuar, pushteti i drejtësisë, me gjykatës të kapur për fyti nga politikanët për interesat imediate të drejtpërdrejta të politikanëve dhe pastaj të lirë që të kapnin për fyti çdo njeri të zakonshëm sot ne do ishim një vend tjetër.

Të rinjëve socialistë Rama u kërkoi të besojnë në arsimin profesional, ndërsa vlerësoi projektin për shndërrimin e piramidës si një qendër IT.

EMISIONET