Rama thotë se s'ka krizë politike, gazetarëve të pakënaqur nga Antishpifja u ofron asistencë për leximin e ligjit

Shqipëria për herë të parë ka marrë presidencën e OSBE, organizata më e madhe në botë për çështjet e sigurisë, si dhe avokate e çështjeve të tjera, si të drejtat e njeriut, liria e medias apo zgjedhjet e lira.

Por kushtet në të cilat vendi jonë merr drejtimin e saj nuk janë shumë të favorshme, me krizën politike apo gazetarët e pakënaqur nga miratimi i ligjit të antishpifjes, themelet kryesore të asaj çfarë përfaqëson OSBE.

I pyetur sesi do ta kapërcejë këtë handikap për të qenë dhe më komod teksa u drejtohet 56 vendeve të tjera anëtare të OSBE, Rama pati këtë përgjigje.

Rama: Për këtë pjesë jemi super komod, superkrenar që kemi marrë këtë përgjegjësi kaq të madhe dhe Shqipëria është sot në një pozicion të tillë që është dhe një vlerësim.Gazetarët e pakënaqur me ligjin duhet të lexojnë ligjin, kjo nuk është çështje e OSBE. OSBE ka miratuar draftin që ka kaluar në Kuvend.  Si kryetar i qeverisë dhe mazhorancës jemi të gatshëm të ofrojmë kushte, salla leximi, asistencë teknike për lexim, që kush është i pakënaqur nga ligji të lexojë ligjin.Sa i përket krizës së madhe politike, është tejkaluar fjala e madhe. Është një krizë artificiale e injektuar nga politika shqiptare nga njëra palë.Por sot kemi një proces dakordësie lidhur me reformën. Implementimi i rekomandimeve të OSBE.

Me kë jeni në linjë, opozita po punon për hesapin e saj?

Rama:  Opozita ka shprehur, me të dëgjuar e kam, dakordësinë për tu përfshirë në proces, është shenjë shumë e mirë, për rekomandimet e OSBE-ODIHR. Nuk kemi nga luajmë as njëra palë, as pala tjetër.

EMISIONET