Kryeministri Edi Rama ka takuar në SHBA, Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Philip Reeker dhe të Dërguarin Special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer.

Në Facebook, Rama thotë se zyrtarët amerikane janë dy miq të kahershëm të Shqipërisë e të shqiptarëve. 

"Njohës të sprovuar të çështjeve ballkanike dhe mbështetës të palëkundur të reformave demokratizuese në Shqipëri, e të rrugëtimit të vendit tonë drejt anëtarësimit nē Bashkimin Europian", shkruan Edi Rama në facebook.

/Ora News.tv/