Rama takon disa studentë: Kaq pula jeni! Prisni t'ju shpëtojë gjeli nga kryeministria

Ndërkohë që një grup studentësh vijojnë ngujimin brenda në ambientet e fakulteteve për plotësimin e 8 kërkesave dhe pedagogët e fakultetit të Shkencave Sociale kanë shpallur grevë pa afat, kryeministri Edi Rama mbajti një takim me disa studentë në sallën e re të rikonstruktuar të studimit tek konviktet e Mjekësisë.

Rama u tha këtyre studentëve se qeveria ishte gati të plotësonte kërkesat porse faji që universiteti ndodhet në këtë situatë ishte pakica që po mbante peng universitetin.  

Duke e cilësuar politike këtë grevë, kreu i qeverisë tha se studentët duhet të kërkojnë te pedagogët të drejtat e tyre, madje i bëri thirrje këtyre studentëve të ngrihen kundër kësaj pakice

Edi Rama: "Unë nuk shkoj dot as të hap derën e universitetit me dhunë dhe as të marr letrat me dhunë.. Eshte e pabesueshme ju pas protestës që bëtë prapë nuk kuptoni forcën tuaj. Kjo që po ndodh ju sot është kërcënim i drejtëpërdrejtë për ju dhe prindërit tuaj për të humbur vitin.  Eshtë kërcënim i drejtëpërdrejtë që të mos merrni dot të drejtat që i fituat.  

Ju të pranoni që një grusht njerëzish, atje,  dhe një grusht pedagogësh tju kërcënojnë në këtë farë feje dhe tju kompleksojnë jo jeni tradhëtar..jo grevëthyes.. e të mos mblidheni bashkë, jo për tu zënë e kacafytur, por për të qëndruar tek dera dhe për të kërkuar llogari deri kur të hapet dera, për t'i shkuar në shtëpi të rektorit dhe për ti thënë dil jashtë nga shtëpia e hajde më hap universitetin. Unë të mos marr bursën sepse ti do të bllokosh universitetin për Saliun, Lulin, Monikën... Ç'më duhet mua.  Nuk keni për të marrë dot bursat, ske për të marrë asnjë lekë. dokumentet do e sjellin ata. Si mund të rrini si pula që prisni që të vijë gjeli nga kryeministria tju shpëtojë?"  Unë vij me ju të hap derën. 

Por jo ... ne shkuam atje, por na thonë ju jeni të Fressh. Jo... Më intereson mua se çfarë thonë këta .. jo u vesha me atlete, jo për pantallona.. pse për këta jetojmë.

Rama: Do digjni vitin

Edi Rama:  "Universiteti është autonom. Autonomia nuk është liria e pedagogëve që të bëjnë grevë dhe ti lënë studentëve rrugëve por është përgjegjësi për ti dhënë mësim studentëve për të cilën ata paguajnë. Autonomia nuk është liri për të thënë unë ngujohem dhe në emër të një pakice pengoj shumicën të marrë mësim por është përgjegjësi. Pse nuk hyn dot policia në universitet? Sepse ka autonomi"

Ky është problemi. Ti ca do nga unë. Qeveria i ka lekët. Po si ta bëj si qeveri që i duhet lista e studentëve.. Shko tek fakulteti merr dhe të gjithë shoqet dhe shokët që u takon bursa dhe thoni nxirrni letra. E keni më kollaj të mblidheni e protestoni kundër meje dhe kaq të vështirë për gjënë që ju takon, dhe nuk ju lënë tua japin disa mark mark rrugëve që kanë hallet e tyre. Kush janë këto që ju pengojnë të drejtat tuaja? Kaq pula jeni.. shkoni dhe kërkoni të drejta tuaja? Do ju digjet viti ...Si do e merrni vitin duke mos shkuar në shkollë?? Kadri Qorri do të bëjë revolucionin leninist ndërsa Mark Marku do të bëjë revolucionin e 16 shkurtit.

Takimi - Paraditen e sotme, së bashku me kryetarin e bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj dhe ministren e Mirëqenies Sociale Ogerta Manstirliu, Kreu i qeverisë ka dëgjuar ankesat e studentëve për kushtet në konvikte, por edhe në auditore.

Pyetjet e Rames per Mark Markët

Edi Rama: "Mark markëve duhet ti bëni një pyetje. 1- E dun ata vlerësimin e titujve akademikë? E dunë apo nuk e duan... të mos thonë po, por të thonë si dhe kur e duan...

2- Janë dakord apo jo që çdo vit studentët të bëjnë një vlerësim .. janë mekanizmat e vlerësimit të performancës së pedagogëve.. 

Aty do kuptojmë se për cfarë e bëjnë ata e bëjnë për grevën për ju apo për veten..

Për ca e duan abrogimin e ligjit?

Këta që bërtasin dhe mbajnë grevë dhe ju mbajnë peng juve ... Ju shesin libra mizerabël se duhet të paguani qimet e kokës për të blerë librin se për ndryshe nuk merrni notën"

E në këtë pikë, Rama iu rikthye edhe debatit me ish-presidentin Bujar Nishani për pronësinë e mensës në Qytetin student

Edi Rama: "Aty ka qenë mensë, aty është lokali i një ministri, vëllait apo kunatit, ne po mundohemi të prishim kontratën e bërë nga ministri për vëllanë e vet. Por duhet të ruhesh, pasi kur shkon në gjyq, gjyqi mund të thotë se kontrata është e rregullt dhe jepi leket. Më bëri përshtypje Bujar Nishani, unë thashë vëllai i një Presidenti, kur ky u hodh përpjetë dhe tha nuk jam unë. Tha do të shkojmë në gjyq, hajde shkojmë, por kush tha emrin tënd. Kjo është situata e trashëguar. Fajin e kanë ata dhe nuk diskutohet"

Ndërkaq, studentët e mjekësisë që jëtojnë në godinën nr.1 do të kenë kushte më të mira higjenosanitaresi dhe një sallë leximi. 

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh në këtë takim se Bashkia e Tiranës do të bëjë detyrat që i cakton Pakti për Universitetin, për rikonstruksionin e godinave.



EMISIONET