Rama për kyçjen e dyerve të Fakulteteve: Fytyra e pengmarrësve të një proteste

Rama për kyçjen e dyerve të Fakulteteve: Fytyra e

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në  Twitter lidhur me protestën e studentëve.

Për shefin e qeverisë, mbyllja me dhunë e dyerve të disa Fakulteteve është është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore.

Rama: Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore, e cila tanimë ka hyrë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një Dialogu të brendshëm për objektivat specifikë të çdo fushe studimesh #MeStudentët.

Këtij reagimi të Ramës, studentët iu përgjigjen nga oborri i Kryeministrisë.

Studentja: Ti thua se mbyllja e atyre dyerve të Fakulteteve na qenka një veprim kriminal, po ai veprim që bëni ju me studentët nuk është kriminal? Po ato auditore akull të ftohta nuk janë kriminale, po ato leksione të marra shtesë nuk janë kriminale, po ato libra që bëjnë më shumë se pagat e prindërve tanë nuk janë kriminale? Kush është krimineli këtu? Ju çuat policinë tek Fakulteti i Ekonomikut për të ndaluar studentët të futen në auditore. Fakulteti është i studentëve dhe janë studentët ata që vendosin nëse do të kthehen në auditore apo jo. Ne kemi vendosur të kthehemi në ato auditore kur ato auditore të na meritojnë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm studentët kyçën dyert e Fakulteteve me dry dhe zinxhirë, por edhe duke i gozhduar.


EMISIONET