Rama: Shijaku do të rindërtohet nga e para, do të bëhet destinacion turistik

Rama: Shijaku do të rindërtohet nga e para, do të bëhet

Rama nga Shijaku është shprehur se ky qytet do të rindërtohet nga e para.

Në një takim me qytetarët e këtij qyteti ditën e sotme kryeministri tha se Shijaku do të marrë një pamje tjetër dhe do të shndërrohet në një destinacion turistik.

Rama shtoi se Shijaku do të jetë kantieri më i madh i rindërtimit.

Rama: "Nëse me rilindjen urbane Shijaku mori një pamje tjetër dhe u bë shumë më i pëlqyeshëm me ndërhyrjen tonë. Rindërtimi do ta bëjë Shijaku një destinacion shumë të vizituar dhe pjesë të sezonit turistik, për në arsye shumë të thjeshtë sepse do të jetë një qytet komplet tjetër. Në Shijak 90 % e pallateve ekzistuese do të ndërtohen nga e para. Edhe mjediset e tyre tregtare, kafe bare, pikat e tjera të shërbimeve, do të jenë në një kualitet tjetër. 

Shumë turistë do të preferojnë të vijnë këtu padite apo për një darkë. Kjo mund të duket si një përrallë, por këto janë nga ato ëndrrat që unë si shoh me sy hapur, por që i realizoj pastaj. Shijaku do të jetë kantieri më i madh i rindërtimit. Të gjitha pallatet  do të ikin nga sytë, nuk do ta njihni qytetin tuaj. Nuk ka lidhje me zgjedhje me vota, këto fjalë duhet të vërtetohen deri para zgjedhjeve." 

Nuk kurseu batutat me arkitektin italian

Plani kombëtar i rindërtimit përfshin 26 zona në total të shpërndara në 298 Ha. Janë planifikuar të ndërtohen 7981 banesa kolektive e 807individuale.


EMISIONET