Rama: Rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës dhe opozitës në shërbim të interesit të shtetit të tyre

Kryeministri Edi Rama i ka uruar rrugëtim të mbarë qeverisë së re në Kosovë, pas votimit të qeverisë së Avdullah Hotit.

Përmes një postimi në Twitter, Rama ka uruar të njëjtën gjë edhe për opozitën në Kosovë, duke shpresuar se të dyja palët do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën.

''U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre, me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik, do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën.''

Qeveria e re e Kosovës e kryesuar nga Avdullah Hoti u votëbesua në Kuvend ditën e sotme.


EMISIONET