Rama replikon me Isa Mustafen: Unë rikrijoj Jugosllavinë? Nuk është elegante të ma thotë mua

Rama replikon me Isa Mustafen: Unë rikrijoj Jugosllavinë? Nuk

Kryeministri Edi Rama replikon me kreun e LDK-së në Kosovë, Isa Mustafa, i cili e quajti shengenin ballkanik “mini Jugosllavi”

Edi Rama: “Kam respekt për Isa Mustafën. Kemi punuar bashkë. Ruaj kujtim të mirë me të dhe jam i befasuar nga deklarata e tij. Por siç ka ai opionin e tij të ndryshëm nga unë, kam unë opinion të ndryshëm ndaj tij. Të flasësh për një proces që rikrijon Jugosllavinë. të ma thuash mua që as kam punuar në administratën e Jugosllavisë dhe as kam lidhje me Jugosllavinë, veç kujtimit të keq të keqtrajtimit të shqiptarëve, më duket e tepërt dhe jo fort elegante."

Isa Mustafa deklaroi: Mini-shengeni i mini-jugosllavëve

Rama  u pyet nga gazetarët shqiptarë gjate konferencës për mediat sot në mesditë në Ohër.  



EMISIONET