Rama reagon për studentët: Nuk mund të paguaj për ngelësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e studentëve, të cilët kundërshtojnë tarifat.

Në përgjigje të një komentuesi, Rama thotë se taksapaguesit nuk duhet të paguajnë shpenzimet e universitetit per studentet ngeles.

"Ministrja s'është as pa shkolle as me UFO, ndryshe nga çfarë ju mund të keni mësuar nëpër kazanet mediatike, ndërkohë që pyetja ime është: A jeni ju dakord që t'i paguani ju, pra taksapaguesit, shpenzimet e universitetit për studentet ngeles? Unë për vete nuk jam dakord e para dhe e dyta, nuk ka asnje rritje tarifash qysh prej vitit 2014 (dhe tarifat nuk i vendos ministrja, po vetë universiteti sa për dijeni, quhet autonomi universitare), po ka zhurmë kazanesh, dizinformim me dashje apo llaf pas llafi, si edhe kembengulje nga një pakicë për të mos pranuar zbatimin e reformës që e nxjerr universitetin nga bataku shumëvjecar" i shkruan Rama një komentuesi.

EMISIONET