Rama publikon foton e dy paradokse të ndihmës ekonomike

Në valën e gjatë të diskutimeve për ndihmën ekonomike dhe heqjen nga lista të qindra familjeve, kryeministri Edi Rama publikoi një tjetër rast që sipas tij, tregon padrejtësinë e shpërndarjes së shumë prej rreth 80 mijë lekësh të vjetra në muaj. 

Rama publikon një fotografi me dy banesa, ku njëra sipas tij, tre kate merrte ndihmë ekonomike, ndërsa familja tjetër me ndërtesë modeste nuk përfitonte.

Postimi i kryeministrit në Facebook: 

Lart vila 3 katëshe e F.P në Malësinë e Madhe që deri dje merrte çdo muaj ndihmë ekonomike dhe poshtë shtëpia e A.H po në Malësinë e Madhe që nuk përfitonte ndihmë ekonomike. Me skemën e re, F.P është përjashtuar dhe A.H është përfshirë në skemë.

Fotot tregojnë qartë se cila nga këto dy familje është në nevojë.

Ndërkohë që po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme për të rivlerësuar çdo familje të hyrë apo të dalë nga skema e ndihmës ekonomike, bashkive u është dyfishuar fondi, nga 3% në 6%, për të përfshirë në skemë familjet realisht në nevojë dhe që nuk përfitojnë nga skema kombëtare.

EMISIONET