Rama: Protesta çoi në Evropë mesazhin e vandalizmit ndaj institucioneve

Rama: Protesta çoi në Evropë mesazhin e vandalizmit ndaj

Kryeministri Edi Rama tha se protesta e 16 shkurtit, me sulmin ndaj Kryeministrisë siç tha ai, eksportoi në të gjithë Evropën imazhet skandaloze të vandalizmit. 

Nga Puka ku zhvilloi një takim me banorë, Rama tha se ky është një film i parë sa herë ofrohen zgjedhjet.

Rama: Për ta mbyllur fjalën, dua të them diçka lidhur me këtë moment të vështirësuar në mënyrë komplet artificiale dhe realisht të turpshme për vet vendin duke eksportuar në të gjithë Evropën imazhet skandaloze të vandalizmit mbi goditën e qeverisë dhe duke marrë përsipër gjithë këtë sulm mbi jetën institucionale të vendit, në një rrugë që është e njohur për të gjithë.

Është një film i parë sa herë afrohen zgjedhjen nisin avazin sepse nuk fitojnë dot. Ndërtuan një çadër bllokuan rrugën dhe bënë çmos të shmangin zgjedhjet. Sot e njëjta situatë ndërsa reforma në drejtësi po ecën dhe po hyn në fazën e ngritjes së institucioneve, ata i vihen barrikadë vendit e drejtësisë e përdorin argumente vetëdiskrititues. 

Kujt shqiptari që di sadopak për procesin zgjedhor mund t’i besohet se këta që flasin për blerje votash janë zgjidhja e jo problemi, këta që flasin për korrupsion e  varfëri janë zgjidhja e jo problemi. Kjo është arsye sa herë ka zgjedhje e nuk fitojnë dot, dalin nga binarët si mënyra për t’i ikur ballafaqimit me qytetarët e zgjedhësit.

Flasin për zgjedhjet e shkuara po kush e ka harruar se në zgjedhjet e shkuara ata ishin në qeveri, kishin ministrin e Brendshëm, kishin institucionet. Si u blenë votat nga ne? Ua dhamë mundësinë ua dhamë të gjitha por me një kusht të njohin rezultatin. Prandaj, do të vazhdojnë të humbasin dhe do të humbasin derisa ta kuptojnë pse humbasin. 

Ngatërrojnë popullin në demokraci me punonjësit e bashkive apo ndjekësit fanatikë që i mbledhin për demonstrime force. Shumë keq për ta, aspak mirë për vendin. Po ne nuk kemi rrugë tjetër. Detyra jonë është të zbatojmë kontratën me popullin dhe të imponojmë atë që ka imponuar populli në zgjedhje. Kjo është e gjitha të tjerat janë të thjeshta për t’u kuptuar. 

Për sa kohë do vazhdoni të mendoni se shqiptarët do i bëni për budallenj, për aq kohë, shqiptarët do ju lënë ku keni vendin, por do zvogëloheni edhe më shumë. Di që në ballafaqimin e ardhshëm zgjedhor, në këto zgjedhje apo në zgjedhjet e 2021, populli do i lë aty ku janë po do jenë më pak seç janë sot.

EMISIONET