Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Zoran Zaev do të shfrytëzojnë edhe orët e fundit para vendimit për negociatat, për të lobuar në Bruksel me kryeministrat e vendeve të BE-së.

Kreu i qeverisë shqiptare ka ende shpresë që para takimit të liderëve të BE, se Kancelarja Merkel do të bindë Francën skeptike në takimin në Toulusë.

Orët e fundit vendimtare të diskutimeve nga liderët e unionit për hapjen e e negociatave me Shqipërinë, Kryeministri  Edi Rama do t’i ndjekë nga Brukseli. Shefi i mazhorancës shpreson që miku i tij skeptik, Presidenti fracez Emmanuel Macron të bindet nga mbështetësja e vendit tonë Kancelarja Angela Merkel.

Rama: "Sot kancelarja gjermane dhe Presidenti i Francës do të takohen në Touluse në kuadër të samitit franko-gjerman të dy qeverive dhe tema do të jetë edhe vendimmarrja e Këshillit të Europës ku do të mbahet qëndrimi përfundimtar për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut. Kancelarja Merkel dhe Gjermania po përpiqen intensivisht për një 'po' për të dyja vendet, ndërkohë që qëndrimi i Presidentit Macron dhe i Francës nuk përkon me atë të Gjermanisë dhe të shumicës së vendeve anëtare. Nuk jam as optimist dhe pesimist për rezultatin e këtij procesi, por me realizëm gjykoj se bëhet maksimumi për të marrë po-në e merituar dhe më e mbështetur se sot Shqipëria nuk ka qenë kurrë më e mbështetur se sot në këtë proces".

Rama në Bruksel bashkë me Kryeministrin Zaev do të takojnë eurosialistët, dhe kryeministrat e vendeve të BE.  Por ndryshe nga homologu i tij që do të pritet nga eurokomisioneri i zgjerimit Johannes Hahn, kryeministri shqiptar nuk ka asnjë axhendë takimesh me përfaqësues të unionit.

Anëtarët socialistë të Parlamentit Evropian paralajmëruan vendet skeptike se nëse krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së nuk fillojnë negociatat e pranimit me Shkupin dhe Tiranën këtë javë, do të dëmtohet jo vetëm imazhi i bllokut, por rrezikohet edhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.


/Ora News.tv/