Rama po qeveris dy mandate, por sërish bën me faj opozitën e "bam e bum"

Rama po qeveris dy mandate, por sërish bën me faj opozitën e

Ky është mandati i dytë i qeverisë, e megjithatë Rama sërish thotë se fajin pse shqiptarët largohen dhe u vritet shpresa është e opozita.

Në një takim të organizuar në Pukë,  me temë "për bashkinë që duam" Rama tha se opozita me bam e bum po pengon rrugën e zhvillimit dhe të përparimit.

Edi Rama: Ça po bëjmë ne ju e shihni, por ça bënë ata të gjithë e dinë dhe të gjithë e mbajnë mend. Patjetër që ne kemi të metat tona, gabimet tona, nuk diskutohet që në punët tona ka plot për të ndrequr por ama unë besoj se kush ka sy për të parë dhe mendon me kokën e vet nuk e diskuton që këtu nuk ka krahasim. 

Më e keqja është se edhe në opozitë ata janë përsëri një pengesë e madhe për rrugën tonë të zhvillimit dhe përparimit. Pa asnjë vizion apo program zhvillimi alternativ. Pa asnjë lidership por thjesht bam e bum. Ku rafsha mos u vrafsha dhe punë e madhe se po bie dhe po vritet shpresa e njerëzve të zakonshëm nga sjellje dhe akte të papranueshme. Sidoqoftë ajo çka na ka sjellë këtu është inisiativa për të pasur një seri takimesh në të gjithë Shqipërinë takime publike për bashkinë që duam." 

EMISIONET