Negociatat, Rama: Ka dakordësi për metodologjinë e re, KE të marrë parasysh anti-KÇK-në

Negociatat, Rama: Ka dakordësi për metodologjinë e re,  KE

Metodologjia e re për zgjerimin e BE shihet si mundësi e mirë për hapjen e negociatave.

Kryeministri Edi Rama pas takimit informal me Presidenten e KE tha se mes vendeve anëtare të BE ka një dakordësi për  metodologjinë e re. Ai tha se nga KE të marrë në konsideratë edhe nisëm për ligjin anti-KÇK.

Edi Rama: Ajo që unë kam thënë dhe që them është që pavarësisht se çfarë do të vendosin miqtë tanë evropian është mirë të fillojnë të thonë plotësisht të vërtetën dhe të mos mbetet gjithmonë topi në derën tonë, kur faktikisht krosimi i gjatë dhe nxjerrja e topit nga fusha vjen si rezultat i diskutimit të brendshëm. Ajo që ka rëndësi është që ka një dakordësi për metodologjinë e re nga ana e vendeve anëtare, ka një përpjekje për një proces të rilindur të zgjerimit përmes një ecurie të vendeve kandidate jo vetëm mbi bazën e deri sotme, por edhe mbi bazën e mbështetjes sa i përket aspekteve financiare. Kemi rënë dakord që do të vazhdojmë një diskutim të brendshëm me presidenten e komisionit, stafin e saj dhe të tjerët për të dalë në disa konkluzione solide deri në samitin e Zagrebit. Vlerësimi i Komisionit Evropian ka qenë pozitiv dhe s'ka si të jetë ndryshe kur Shqipëria i ka bërë detyrat. Unë pres që dhe nisma jonë më e fundit të gjejë vendin e vet të merituar në vlerësimin e KE për Shqipërinë. Por e përsëris që bëjmë çfarë bëjmë ne e bëjmë për veten tonë nuk e bëjmë se na i kërkojnë miqtë tanë evropianë. Më pas vendimmarrja e miqve evropianë nuk është e lidhur thjesht me atë që bëjmë ne , por është mbi të gjitha me atë që ata do zgjidhin mes tyre sa i takon të ardhmes së BE dhe zgjerimit.

Ndërsa para takimit, kreu i qeverisë tha se mbërritja për Shqipërinë në Bruksel nuk do jetë e lehtë.

Edi Rama: Të gjitha u ulën paksa me vështirësi sot në Bruksel, kështu që është një lloj sinjali se mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë. Por në të njëjtën kohë i jemi shumë mirënjohës Presidentit të Këshillit të Ri Evropian dhe të gjithëve këtu që po bëjnë shumë përpjekje për ti dhënë shtysë procesit. Në të njëjtën kohë, jemi shumë të interesuar të shohim e të diskutojmë metodologjinë e re, e cila shpresoj që do të rezultojë si një platformë mirëkuptimi brenda shteteve anëtare.

Nesër tha kryeministri do të jetë një ditë e madhe për Shqipërinë për shkak se do të mblidhet konferenca e donatorëve për përballimin e situatës pas tërmetit.

Edi Rama: Po kështu, për ne, Shqipërinë, nesër është dita e madhe, sepse kemi konferencën e donatorëve për përballimin e situatës pas tërmetit dhe po shpresoj shumë se do gjejmë mjaftueshëm solidaritet e mbështetje për të ecur përpara me rindërtimin.


EMISIONET