Italia kërkon zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri para Samitit të ardhshëm të liderve të BE pasi situata e polarizuar mund të ketë ndikim negativ te vendet skeptike.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, pas takimit me homologun shqiptar Edi Rasma në Romë i ka kërkuar publikisht PD që të ulet në tryezë me mazhorancën pa vendosur kushte paraprake.

Conte: Ripohoj këtu ftesën drejtuar forcave të opozitës që të pranojnë një hapje të tillë me fryme konstruktive dhe në qoftë se më lejoni, pa parakushte.

Por edhe pas zhgënjimit të 18 tetorit, kreu i ekzekutivit shqiptar Edi Rama u shpreh se rruga e vetme e Shqipërisë është BE.

Rama: Fatkeqësisht, Këshilli Europian nuk arriti dot të marrë vendimin e duhur, duke i mohuar Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut atë që meritonin dhe natyrisht duke dhënë një mesazh dobësie dhe e thënë deri në fund, një mesazh pafuqie për të mbajtur premtimet nga ana e BE-së. Por, siç e ndava dhe me Kryeministrin, Shqipëria nuk ka asnjë rrugë tjetër, përveçse asaj që është rruga e projektuar nga rilindësit tanë dhe e ndjekur vijimësisht nga populli ynë, rruga e të bashkimit të plotë me Europën.

Mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane është arritur marrëveshja për transferimin e mbi 2500 të burgosurve shqiptarë në shtetin fqinj që zënë vendin e dytë, ndërsa për çështjen e njohjes së pensioneve ende nuk ka një vendim pozitiv për qytetarët shqiptarë që kanë jetuar dhe punuar në Itali.

/Ora News.tv/