Rama në Kryesinë e PS-së: Jemi Republikë Parlamentare, jo Presidenciale

Rama në Kryesinë e PS-së: Jemi Republikë Parlamentare, jo

"Jemi Republikë parlamentare dhe jo Presidenciale". Ky ka qenë lajmotivi kryesor në diskutimet e zhvilluara në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste paraditen e kësaj të hëne.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Rama ka deklaruar se vendimi i Presidentit për të anuluar datën e zgjedhjeve vendore ka qenë i pritshëm.

Edi Rama: Asgjë nuk na ndal të vijojmë përpara me 30 qershorin. Të enjten do të zhvillohet një debat shumë i gjatë parlamentar, ku do të shpalosim të gjitha argumentat kundër këtij vendimi të presidentit.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Rama është shprehur se seanca plenare e të enjtes do të finalizohet me një rezolutë për shkarkimin e Presidentit.

Edi Rama: Pas debatit, çështja do të diskutohet në KQZ  dhe më pas do të kalojë në Kolegj.

Nga ana tjetër porosia e tij ka qenë e qartë që të vazhdohet me fushatën zgjedhore.

Edi Rama: Duhet të fokusohemi te 30 qershori. Jemi në mes të lojës. Fokusi jonë duhet të jetë  30 qershori.

EMISIONET