Një delegacion shqiptar i drejtuar nga kryeminsitri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare pune në qytetin e Ferrarës në rajonin e  Emilia Romanja.

Merrnin pjesë në këtë delegacion Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, zëvendësministri i Bujqësisë, Dhimo Kote, si dhe kryetarët e Bashkive të qyteteve të Korcës, Durrësit, Fierit, Divjakës e Konispolit.

Delegacioni shqoptar është takuar me kryetarin e Bashkisë së Ferrarës  Tiziano Tagliani me prefektin Michele Kampanaro, me kryetarin e dhomës tregtare Paolo Govoni si dhe me autoritetet të larta vendore.

Qëllimi i kësaj vizite është rritja e një bashkëpunimi mes territoreve të disa komunave shqiptare  dhe qytetit të Ferrarës.

Gjatë takimit kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e një bashkëpunimi konkret ekonomik, social e kulturor si dhe të një projekti të përbashkët mes komunave shqiptare dhe provincës së Ferrarës.

Delegacioni shqiptar zhvilloi një vizitë dhe në kompanitë ferrareze Salvi VIvai, Zanzi Vivai e Mazzoni të cilat prej pak kohësh bashkëpunojmë me komunën e qytetit të Fierit, e ku së shpejti do të nisin kultivimin e 1000 hektarë fruta si dhe ngritjen e një qëndre për kultivimin, magazinimin e shitjen e frutave të prodhuara.

/Ora News.tv/