Rama në Kroaci takohet me Presidenten Kolinda Grabar-Kitaroviç

Rama në Kroaci takohet me Presidenten Kolinda Grabar-Kitaroviç

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presidenten kroate, Kolinda Grabar-Kitarović.

Kreu i qeverisë mori pjesë të martën në Samitin e Kryeministrave të Iniciativës së Europës Qendrore, që u mbajt në Zagreb, Kroaci. Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Rama zhvilloi takime edhe me autoritetet më të lartë kroate.

Në takimin që Kryeministri Rama pati me homologun Andrej Plenković u nënshkrua Marrëveshja për Partneritet Strategjik mes Shqipërisë dhe Kroacisë, si dhe një Deklaratë e Përbashkët për Sigurimin e Kufijve mes dy vendeve.

EMISIONET