Rama në Fier: Të ndërhyhet në pikat e dobëta për të qenë më imunë

Rama në Fier: Të ndërhyhet në pikat e dobëta për

Kryeministri Edi Rama ishte në urën e Mifolit, aty dhe ku lumi Vjosa ka dalë nga shtrati dhe çarë argjinaturën.

Duke folur me kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi, ai tha se duhet të ndërhyhet në pikat kritike për të qenë më imunë përballë situatave të ngjashme.

Rama: Ishte tej parashikimit. Duke u nisur nga pikat e dobëta të kësaj situate duhet të vazhdojmë me ndërhyrjet aty ku identifikohet domosdoshmëria për krijimin e infrastruktrës së sigurisë dhe mbrojtjes në mënyrë që të kemi shumë më tepër imunitet kur të vijë tjetra.

Subashi: Pak a shumë i kemi të qarta pikat e dobëta. Sa të kalojë kjo situatë.

Gjatë inspektimit, Rama zhvilloi një takim dhe me ekipin e ushtrisë në urën e Mifolit të angazhuar në operacionin e shpëtimit të njerëzve që rrezikohen nga përmbytja.

"Djema jeni heronj! Nuk di si tju falenderoj! Falenderimet dhe vleresimet e mia maksimale" u shpreh Rama.

Foto: LSA 

EMISIONET