Protesta në Tiranë, Rama nga Berati: "Qentë le të lehin , karvani të shkojë përpara"

Protesta në Tiranë, Rama nga Berati: "Qentë le të lehin

"Teksa qentë lehin, ne do të vazhdojë të ecim vazhdojmë përpara…"ka qenë komenti i Kryeministrit Edi Rama në një takim me qytetarët e Beratit.

Gjatë fushatës së llogaridhënies, Rama ka folur për projektet e reja për zhvillimin e Beratit.

Kryeministri vuri theksin tek turzimi si një potencial që do të sjellë rritje ekonomike për këtë qytet.

Edi Rama: "Kemi rritje të jashtëzakonshme të vlerës së pasurisë së patundshme si rezultat i rritjes së vlerës së kërkesës për ta vënë në shfrytëzim këtë pasuri që vjen drejtpërdrejtë nga fakti se ka një transfromim të rëndësishëm në të gjithë zonën dhe veçanërisht në këtë qytetit që po sjell rritje të turistëve. 

Nga 13 mijë që ishin në vitin 2013, ka pasur 74 mijë turistë vitin e kaluar. Këtë vit projeksioni është që nurmi i turistëve të kalojë 100 mijë. Kjo do të thotë më shumë ekonomi, biznes, mundësi punësimi dhe do të thotë më shumë investime, jo vetëm në sesktorin privat por edhe qeverisë e bashkive."

Gjithashtu Rama tha se do të krijohet një fond mbështetje për të gjithë njerëzit që me anë të agroturizmit duan të dalin nga varfëria.

Edi Rama: "Do krijojmë një fond mbështejtje për të gjithë ata që thonë se duan të dalin vetë nga varfëria, nga papunësia dhe dua që shtëpinë time ta transformoj në agroturizëm, mikrofermën timë ta kthej në funksion të agroturizmit. Do ndërtojmë procese që do na sjellim shumë të dhëna pozitive ekonomike në të ardhmen."

Duke folur edhe për panairin e punës, Rama theksoi se në rand vendi janë punësuar 10.000 banorë dhe objektivi final deri në fund të këtij viti është 25 mijë të punësuar.

Edi Rama: "Ishim në panairin e punës sot, kishte 300 vende të lira pune të të gjitha llojeve, sigurisht një pjesë e punëve, ndoshta pjesa më  madhe janë me paga të ulta por gjithkush që e fillon nga 0, sepse ajo që ankohen që të gjithë është ajo për të cilën shumë njerëz qeshin me shprehjen e Blendi Klosit që punë ka por s'ka profesionistë është se nuk ka aftësira për punë, në kuptimin e dijeve minimale. 

Kush hyn në me një rrogë të vogël dhe merr një trajnim sa për të filluar punën ka gjithmonë mundësi të rritet. Në panair ka punë për inxhinierë, financierë, IT, shefa shitjesh që janë punë me rroga mesatare të Republikës së Shqipërisë. Në rang vendi në muajin mars, prill dhe maj kemi prekur 10.000 të punësuar vetëm nga zyrat e punës dhe objektivi fianal që kemi këtë vit është 25 mijë."

EMISIONET