Rama: Në janar raundi i dytë i negociatave me Greqinë, varrezat dakordësi e Berishës

Rama: Në janar raundi i dytë i negociatave me Greqinë, varrezat

Në janar do të mbahet raundi i dytë i negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë për zgjidhjen e problemeve dypalëshe. Bisedime tha Rama do të mbahen në Shqipëri.

Në konferencën e fundvitit për gazetarët, Kryeministri tha se negociatat janë shumë serioze.

Sa i takon vendimit të qeverisë për ndërtimin e varrezave greke, Rama tha se në këtë drejtim nuk ka asgjë të re, thjesht zhbllokim i një procesi të dakordësuar nga qeveria e mëparshme.

Edi Rama: Negociatat me Greqinë janë negociata serioze, shumë serioze. Janë një mësim shumë i mirë për të gjithë ata që kontestonin qëndrimin tonë, është ai qëndrim që na ka çuar në negociata dhe ne negociata kemi dashur. 

Por jemi ulur dhe po negociojmë gjëra për të cilat deri dje as nuk imagjinohet që mund të negociohej dhe jo domosdoshmërisht për fajin e fqinjve por për paqëndrueshmërinë, mungesën e seriozitetit dhe rëndom servilizimin qesharak të politikës këtu në Tiranë ndaj fqinjve. 

Sa i përket varrezave, duhet ta dini që është thjesht dhe vetëm zhbllokimi i një procesi të dakordësuar nga qeveria e mëparshme, nuk ka asgjë të re.Është proces i dakordësuar që zhbllokohet në funksion të të gjitha zgjidhjeve dhe mirëkuptimit për të gjitha çështjet sepse ne Greqinë e dëshirojmë partner strategjik, e kemi pasur në programin tonë qartësisht trekëndëshin e parneritetit strategjik të Shqipërisë me Italinë, Greqinë dhe Turqinë.Për këtë ne jemi shumë të inkurajuar nga fakti që jemi në tryezë dhe po negociojmë.

 Nuk ka as sekrete, as konspiracione as gjëra për të fshehur por janë negociata reale me grupe ekspertësh, negociatë intensive. Raundi tjetër është së shpejti në janar në Shqipëri, po negociohet për të mbyllur kapituj që nuk imagjinohet se mund të mbylleshin ndonjëherë që nga ligji i luftës. 

Një absurditet por që ka pasur një fuqi të madhe në një aspekt shumë të rëndësishëm në marrëdhënie që ka të bëjë me pronën. Kjo është një arsye për të vlerësuar qasjen tonë të re në politikën e jashtme, jo në linjat kryesore se ato janë, por mënyrën e sjelljes dhe qëndrimit ndaj të tjerërve. Shikoni Maqedoninë sot, po bëhet normë ligjore ajo që nuk mund të imagjinohej deri dje, gjuha shqipe. 

Në mbledhjen e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë ndodh diçka që nuk mund të imagjinohej dot, që zëvendës/kryeministri i Maqedonisë raporton live për marrëveshjen e Ohrit para dy kryeministrave, kur përmendnim marrëveshjen e Ohrit me dyer të mbyllura thoshin çfarë keni ju me marrëveshjen, është çështje e brendshme.

Lexoni këtu të gjitha përgjigjet e kryeministrit në konferencën e fundvitit

EMISIONET