Rama: Milot-Balldre përfundon për 30 muaj, do ta paguajmë me “vjedhje”

Rama: Milot-Balldre përfundon për 30 muaj, do ta paguajmë me

Kryeministri Edi Rama nga Lezha tha se autostrade Milot-Balldre do të përfundojë për 30 muaj dhe do të paguhet nga shteti për 13 vjet. Kreu i qeverisë dhe se do të jetë e para autostradë evropiane e standardit A.

Edi Rama: Ne do ta rindërtojmë totalisht nga e para. Është një aks strategjik për zhvillimin turistik jo vetëm i Shqipërisë është një projekt prioritar që lidh  jugun e Kroacisë, Malin e Zi, Shqipërinë me unazën turistike të Mesdheut. Këtë segment ne do ta ndërtojmë vetë sepse koha nuk pret, ndërkohë që në projektet e procesit të Berlinit është prioritet dhe do të financohen disa pjesë të tjera. Do ta ndërtojmë shpejt, në 30 muaj dhe do ta paguajmë për 13 vjet, falë PPP ose sic thonë ata “vjedhjes”. Seku është tani këtu vjedhja, ndërkohë që shteti, qeveria ndëton një marrëveshje me një privat, i cili do ta financojë me kapital të vetin, kapital që buxheti i shtetit nuk e ka dhe pastaj vit pas viti qeveria do ta shlyejë. Do jetë e para autostradë evropiane e standardit A, me të gjitha parametrat, edhe rruga e Kombit vetëm një pjesë e ka standard A. Do të ketë jo vetëm 3 korsi në njërën anë dhe 3 në anën tjetër, por edhe korsitë e emergjencës dhe dy rrugë paralele nga 9 metra të gjera që në autostradë të shkojnë dhe të vinë makina, jo autostradë që ecin edhe makinat, edhe bagëtitë edhe njerëzit.

Deklarata e Ramës u bë gjatë prezantimit të Pjerin Ndreut si kandidat për kryetar bashkie në Lezhë.

EMISIONET