Rama injoron studentët, pensionistëve u flet me dollarë për shpërblimet

Kryeministri Edi Rama mblodhi këtë të mërkurë kabinetin qeveritar, por nuk mori asnjë vendim për studentët.

Qeveria miratoi sot shpërblimin prej 50 mijë lekë të pensionistëve për festat e Fundvitit për pensionistët.

Duke informuar mbi vendimet e sotme të Qeverisë kryeministri Edi Rama veçoi po ashtu edhe një tjetër nismë të qeverisë me impakt social, siç është çeku i bebeve.

Një fakt tjetër interesant që vihet re është se Rama nuk flet më lekë por me dollarë.

Ndoshta nuk është informuar lidhur me kursin e këmbimit valutor.

“Qeveria vendosi për pakon e Vitit të Ri për pensionistët (50 USD) dhe çekun e bebeve të 2019 (400 USD fëmija i parë – 800 i dyti – 1200 i treti). Ka ende shumë nevoja e shumë më tepër duhet akoma për më të moshuarit e fëmijët, por çka po bëjmë 5 vjet më parë as mendoheshin”, shkruan Kryeministri.

LIVE/Rezistenca s'ndalet para kryeministrisë e MAS: S'ka negociata, Rama të firmosë!

Të gjitha lajmet për protestën e studentëve 

EMISIONET