Rama: Mbaroi kafja turke, pas të djelës do fillojë lufta me xhezve

Rama: Mbaroi kafja turke, pas të djelës do fillojë lufta me

Kryeministri Edi Rama me nota ironie foli për opozitën. Nga Vlora ku mbylli fushatën elektorale, Rama tha se pas të djelës do të fillojë lufta me xhezve mes opozitës.

Edi Rama: Sot mbaroi kafja turke, sot u pre korrenti dhe s'ka me vajguri për revolucionin. Sot ka mbetur vetëm xhezvja për ti rënë njëri -tjetrit. Do ta shikoni pas të dielës si do fillojë lufta me xhezve se çizmet mbetën në parlament. U thanë shqiptarëve se do të vinte qameti, se vetë 97 do të rishfaqej. Pse e bënë? E bënë sepse ata vërtet janë gati ta djegin Shqipërinë edhe njëherë tjetër sepse ndjejnë nxehtësinë e drejtësisë që po vjen dhe që nuk kanë për ta ndalur dot deri në fund.

EMISIONET