Për kryeministrin shqiptar situata e largimit të shqiptarëve nga atdheu nuk është "zi" siç përpiqet ta pasqyrojë opozita, apo ajo që ai e quan propaganda  intensive politike dhe mediatike

Të gjithë shtetet përballen me largimin e të rinjve për të provuar shansin për një jetë më të mirë dhe për tu integruar në një shtet më të zhvilluar.

Në konferencën me temë "Sfidat e emigracionit" organizuar paraditen e sotme kryeministri tha se shqiptarët largohen për të njëjtat arsye që largohen nga vendi i  tyre polakët, rumunët apo kroatët.

Edi Rama: "Vetëm vitin e kaluar nga Kroacia  që është vend anëtar i BE kanë ikur 50 mijë njerëz, 90% të reja e të rinj. Por ndryshe nga ne, ata nuk shënohen asgjëkundi si azilkërkues, sepse janë forca të lira pune që lëvizin për një mundësi më të mirë dhe shans integrimi në një vend më të zhvilluar. Nëse 50 mijë njerëz janë larguar nga Kroacia në 2017 nga Shqipëria janë larguar 39 mijë dhe janë kthyer 25 mijë"

Gjithsecili ka të drejt të shkojë të jetojë ku të dojë, dhe të provojë mundësitë e veta dhe Rama nuk e sheh këtë një të keqe në të cilën duhet vajtuar

Edi Rama:  "Kush e vajton emigracionin si një e keqe që ka mbërthyer Shqipërinë nuk di çfarë flet. Besoj fort se çka ne kemi përfituar si vend në këto vite të vështira pas izolimit çnjerëzor kanë qenë shumë më të mëdha nga ato që kemi humbur dhe kjo falë emigracionit

Fatkeqësia e jonë është se ne kalojmë këtë proces në një kohë kur ne e kalojmë online dhe një grabitje në një fshat të një vendi periferik të europës bën lajm, të tjerët e kanë kaluar në kohëra të tjera, por nuk ka asnjë vend që të mos ketë kaluar përmes kësaj rruge. Dhe dje, të mos ketë pasur një nga burimet e veta të rritjes ekonomike dhe rritjes së nivelit të dijeve dhe aftësive për të zhvilluar vetveten.  Na duhet të kuptojmë çdo aspekt të këtij fenomeni e të mos mbytemi në një lugë uji duke u pllacaritur çdo ditë në lotët e atyre që do të ikin. 

Propaganda intensive
Rama flet për një "propagandë intensive politike dhe mediatike" që nuk përputhet me shifrat e vërteta të largimit të shqiptarëve siç raporton INSTAT

Edi Rama: 'Siç ndodh rëndom me debatet superintensifikuara nga nevojat politike ose mediatike të ditës kur shkojmë tek shifrat pasqyra është shumë më e ndryshme nga çfarë lihet të kuptohet nga rrjedha intensive e propagandës.  Në Italinë e Jugut fenomeni i largimit është kronik dhe as nuk është frenuar dhe as nuk është shmangur dot. Në krahasim me 2011 numri i emigrantëve ka rënë me 15 mijë persona më pak.

Pse po largohen mjekët nga Shqipëria drejt Gjermanisë?

Kryeministri e shpjegon kështu: "Në rastin e mjëkeve për 4 vjet me radhë u mbyllën specializimet dhe u krijua një boshllëk shumë i madh që u transmetua më pas pamundësi reale të sistemit ttonë për të plotësuar me mjekë të specializuar nevojat e të gjithë infrasktrkturës së shërbimit tonë shëndetësor.

Si të frenohet?

Kryeministri përmend bonusin mujor prej 2 milionë lekësh për ata mjekë që shkojnë në ata spitale ku nuk ka specialistë.

Edi Rama: "Një motivim financiar i barabartë me një mjek të larguar në Gjermani apo itali kur ka fatin të futet në sistem dhe të zbritet nga taksat ku atje janë shumë se këtu"

Flet për një rikthim dhe politikat që duhet të përgatiten për t'iu përgjigjur këtij fenomeni

Edi Rama: "Kemi një largim të emigrantëve ashtu siç kemi dhe një rikthim. Diferenca mes largimeve e kthimeve shkon duke u  ngushtuar dhe kësaj tendence do të jemi në gjëndje ti japim përgjigjën adekuate hap pas hapi në funksion të integrimit të atyre që duan të kthehen."

Planet: Program i ri strehimi, por që ende nuk është draftuar

"Ne jemi duke punuar për një program të ri strehimi, program kombëtar strehimi në funksion të çifteve të reja. Ka mundësi të madhe që duke adresuar nevojën për strehim të cifteve të reja, dhe krijuar atyre mundësi reale strehimi ne ta bëjmë qëndrimin e tyre vend shumë të mundshëm dhe tundimin për tu larguar qoftë dhe për faktin se nuk kanë dot një shtëpi, shumë më të ulët.

Nuk është shpikje por një masë që vendet e tjera e kanë bërë para nesh.  Me të pasur një draft të parë të këtij programi do të konsultohemi me partnerët tanë kryesorë

/Ora News.tv/