Kryeministri Edi Rama e quajti të domosdoshme integrimin e Kosovës në NATO.

"Shqipëria beson fort se integrimi i Kosovës në NATO është domosdoshmëri jo vetëm për Kosovën thjesht, dhe as për Ballkanin por për të gjithë familjen euroatlantike. Përfshirja e plotë e Ballkanit në NATO është vizion strategjik dhe përfshirja e Kosovës në NATO do të ishte një kapital i shtuar që NATO të marrë një trajtë të plotë e të sigurtë"

Në sheshin 'Nënë Tereza" po mbahet një paradë ushtarake me rastin e 10 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO). Në ceremoni ishte dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama të cilët lanë mënjanë konfliktet e brendshme politike dhe shtrënguan duart për shenjë kortezie

/Ora News.tv/