Rama flet me superlativa për kryebashkiakun e Mirditës: Ka bërë të pamenduarat

Rama flet me superlativa për kryebashkiakun e Mirditës: Ka

Kryeministri Edi Rama përgëzoi punën e kryetarit të bashkisë së Mirditës Ndrec Deda gjatë turit të takimeve të nisura me sloganin "Bashkia që duam".

Edi Rama: Çfarë ka bërë Ndrec Deda si kryetar bashkie për Mirditën ju as e keni parë përpara dhe as e keni menduar se do ta bëjë.

I pyetur për sistemin zgjedhor ku një qytetar kërkoi lista të hapura, Rama tha se sipas tij sistemi aktual është më i miri që mund të kemi dhe ka rritur cilësinë në parlament.

Edi Rama: Ky sistemi që ti i thua jo i drejtëpëdrejtë të ka dhënë mundësinë që parlamenti të jetë shumë më i mirë se çka qenë ndonjëherë sepse ka shumë gra, edhe ka shumë më tepër kualitet se çka pas në të kaluarën.

Rama nuk la pa thumbuar kreun e opozitës Basha teksa u shpreh se po bën protesta për tu takuar me të dhe ti kërkojë të hyjë në qeveri.

Edi Rama: Një kryetar opozitë që thotë do ta bëjmë 300 lekë litrin e energjisë.Por kur shkoi në Krujë dhe tha betohem se nuk takoj më Edi Ramën.Aq shumë do të më takojë saqë është gati të betohet atje që nuk më takon më kurrë.Njeriu kur nuk do të takojë nuk betohet, për çfarë të betohet? Por betohet atje që të mos më lejë me e taku se vdiqa me e taku.Ai i do mbrapa që të jenë sa më shumë që të më thotë mua e sheh sa shumë kam, kështu që më tako dhe më fut dhe mua në qeveri se vdiqa.

Përsa i përket vendimit për çështjen e Dritan Dajtit, Rama akuzoi gjyqtarët si të ligj dhe të korruptuar.

EMISIONET