Rama flet për herë të parë për atentatin: Prokurori Arjan Ndoj i implikuar në ngjarjen kriminale

Rama flet  për herë të parë për atentatin: Prokurori

Kryeministri Edi Rama e quan punë të shkëlqyer zbardhjen nga policia të ngjarjes kriminale, ku sipas tij është I implikuar dhe prokurori Arjan Ndoj  

Për herë të parë sot, Rama komenton atentatin e ndodhur më 1 nëntor. 

"Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit" shkruan Rama në Twitter.

Rama paralajmëron se brenda muajit do të ketë ligj special. 

"Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda dhe masat speciale kundër KÇK-së. Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu #DerinëFund #ZeroTolerancë"

EMISIONET