Rama egërsisht kundër Kosovës dhe BE dhe turravrap drejt lindjes....!

Rama egërsisht kundër Kosovës dhe BE dhe turravrap drejt

Kam pasur një bindje absolutisht të palëkundur që Edi Rama ka vetëm një axhende atë anti antiperendim, anti BE dhe antieuroatlantike, tërësisht në dëm të Shqiperisë.

Edi Rama punoi shumë fort kundër hapjes se negociatave me BE.

Edi Rama qëllimisht e agravoi krizën politike në ekstrem dhe qëllimisht nuk beri asnjë hap përpara lidhur me kushtet gjermane në mënyre që ato të mbeteshin probleme të pakapërcyeshme për hapjen e negociatave megjithe paralajmërimet e shumta formale dhe informale, që ju bënë parreshtur nga Shtete dhe miq të mirë të Shqipërisë.

Moshapja e negociatave ishte projekti i qarte i Edi Rames ne funksion të një axhende antieuropiane të mirëpërcaktuar dhe mohapja e negociatave u gatua dhe u përdor si alibi per orientimin e tij te përbetuar kah lindja.

Evropa e shtetit ligjor dhe demokracisë funksionale, qe funksionon përmes parimit check and balance është një realitet i kundër me kapjen dhe kriminalizimin e shtetit prej Edi Rames.

Ndërsa qëndrimi i Edi Ramës kundër Kosovës është sa i qartë aq edhe i egër.

Kosova është pasqyra e një realiteti politik demokratik dhe patriotik i cili është një pasqyrë vrastare për antipatriotizmin dhe antidemokracine e Edi Rames.

Axhenda autokratike dhe antiperendimore e Rames eshte tërësisht e kundërt me orientimin properëndimor dhe antiautokratik të Kosovës.

Një Kosovë që beson fort tek BE dhe SHBA është sigurisht e kundërta ekstreme e një Edi Rame që i ka kthyer me kohë shpinën perëndimit.

Për herë të parë Shqipëria ka një kryeministër armik të betuar të BE dhe Kosovës.

Te gjithë kryeministrat e mëparshëm te Shqiperise mund te kritikohen, bile shumë rreptë, për mjaft gabime edhe serioze,por kurrë asnjë prej tyre nuk kanë guxuar të shfaqen anti BE dhe anti Kosove.

Ndaj nga OHRI qe ndodhet ne lindje te Shqipërisë Edi Rama tregoi fytoren e vërtete lindore.

Tanimë nuk ka propagande apo ndërkombëtar te akaparuar, qe i bindin dot shqiptaret por edhe kosovaret për të kundërt.

Me Edi Ramen ne karrigen e kryeministrit integrimi i Shqipërisë do te jete vetëm drejt varfërisë ballkanike dhe jo drejt prosperitetit te BE.

Ne fund te fundit mjerimi dhe shpopullimi i Shqipërisë është halli i shqiptareve Edi Rama është në parajsën e mirëqenies, ndaj shqiptaret duhet ta zgjidhin vete hallin e tyre dhe ta largojnë armikun me te madh te tyre.

EMISIONET