Rama e pranon: Zgjedhje të çuditshme, pa kundërshtarët tanë kryesore

Rama e pranon: Zgjedhje të çuditshme, pa kundërshtarët

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se zgjedhjet e 30 qershorit janë të çuditshme, duke qenë se zhvillohen pa pjesëmarrjen e opozitës.

Në Kolonja ku prezantoi kandidatin Erion Isaj, Rama tha se kjo nuk është gjëja e mirë, kur Shqipëria pret hapjen e negociatave. Megjithatë Rama th se zgjedhjet në 30 qershor do të zhvillohen.

Edi Rama: Ne nuk ndihemi mirë me këtë situatë. Nuk diskutohet që këto zgjedhje të çuditshme në një kuptim, sepse janë  zgjedhje pa  kundërshtarët tanë kryesorë. Edhe pse ju këtu do të keni zgjedhje mes Erionit dhe dikujt tjetër që kandidon për një tjetër parti, Bindja Demokratike. Por sidoqoftë janë zgjedhje pa kundërshtarët tanë kryesore.  Nuk janë gjëja më e mira që mund ti ndodhte Shqipërisë, sidomos kur Shqipëria pret me të drejtë dhe meritë të çelë negociatat për tu anëtarësuar në BE. 

Rama kishte edhe një përgjigje për Neritan Cekën.

Edi Rama: Fallxhorja që e njeh tërë Shqipëria dhe tërë Shqipëria e di sesa e shenjtë është. Me filxhanin e saj mori në qafë komplet opozitën. Çohu Ilir se pashë një "i" këtu, anulo datën e zgjedhjeve. Një grua që udhëheq një parti që bën mitingje me mallkime këtë nuk e kishim parë. U fut mallkimi si kategori politike edhe filloi të infektojë edhe të tjerët. Pashë që e kishte zënë tartakuti Neritan Cekën. Mallkonte Neritani, sikur kishte gërmuar tërë natën në filxhanin e Monikës. 70 e ca vjet burrë, profesor, arkeolog, njeri i kulturuar ishte bërë që...po të mos i kishte flokët e bardha do të dukej tamam sikur kishte dalë xhindi nga filxhani dhe ulërinte.

EMISIONET