Rama dhe Haradinaj trokasin gotat, pas "përplasjes" në debat

Rama dhe Haradinaj trokasin gotat, pas "përplasjes" në debat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë mysafir në shtëpinë e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Ka qenë Rama që e ka postuar një fotografi, ku shihen së bashku.

 “Përplasje gotash në shtëpinë e Haradinajve. GEZUAR FESTEN E PAVARESISE”, shkruan Rama në FB.

Mbrëmjen e të premtës dy kryeministrat kanë pasur një debat në distancë. Derisa Rama e ka quajtur Demarkacionin kauzë të shpikur, Haradinaj ka thënë se Rama në Shqipëri ka plot shpikje. 

EMISIONET