Rama çuditet me Metën: Kthen buxhetin pas propozimeve të LSI

Rama çuditet me Metën: Kthen buxhetin pas propozimeve të LSI

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në twitter lidhur me kthimin e ligjit të buxhetit në Kuvend nga Presidenti.

Ai ironizon Metën, duke shprehur çudinë sesi ky hap i tij ndërmerret menjëherë pas propozimeve të LSI për amendimet.

Rama përsërit sërish ftesën ndaj studentëve për dialog.

Rama: Interesant! Presidenti kthen buxhetin e Shqipërisë pas prezantimit të kërkesave të LSI-së. Asnjë çudi!Vazhdon papushim e në çdo formë,presioni mbi studentët për të qëndruar në kor kundër Dialogut.Miq!Dilni nga kurthi i atij kori dhe bëhuni individë që flasin në emër të vetes.

Më herët Presidenti Meta njoftoi kthimin për rishqyrtim të ligjit nr.99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”.

 "Presidenti i Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsideruar nga të gjithë aktorët politikë si, të drejta, legjitime dhe të realizueshme, duke synuar interesin më të mirë në përmbushjen e objektivave sociale të parashikuara në nenin 59 të Kushtetutës, si dhe në garantimin e stabilitetit në vend, me dekretin nr. 10997, datë 13.12.2018 ka vendosur “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”, me qëllim rishqyrtimin e tij.

Presidenti i Republikës, ka besimin e plotë se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interesit publik".

EMISIONET