Rama, Basha dhe Kryemadhi me 30 qershor, ja çfarë ka parashikuar Horoskopi për ta

Rama, Basha dhe Kryemadhi me 30 qershor, ja çfarë ka parashikuar

Të dielën në orën 7 do të nisin zgjedhjet vendore të cilat janë bojkotuar prej opozitës me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama. Në 33 bashki, kandidatët e PS-së nuk do të kenë rivalë të partive të tjera.

E shtuna e heshtjes zgjedhore nuk arriti të ç'tensionojë aspak situatën politike. Por a jeni kurioz të dini se çfarë kanë parashikuar yjet për liderët e tre partive kryesore në vend për 30 qershorin?

Për sqarim, kreu i PS-së Edi Rama ka lindur më 4 korrik dhe i përket shenjës së horoskopit, gaforre.

Kryetari i PD-së ka lindur më 12 qershor dhe i përket shenjës së horoskopit, binjakët.

Kryetarja e LSI-së, Monika, Kryemadhi, ka lindur më 9 prill dhe i përket shenjës së dashit.

Më poshtë po ju japim parashikimet për secilën nga të tre shenjat:

Dashi - Ju ndiheni shumë të gjallë sot, dhe jeni të lumtur për të marrë drejtimin. Duket sikur porta e nisjes sapo është hapur dhe po udhëhiqni turmën. E vetmja gjë që mund t'ju dëshpërojë është mendja juaj racionale që ju kujton se është e rëndësishme të ndaloni. Shikoni përreth dhe reflektoni mbi atë që po ndodh rreth jush. Përfshini të dyja energjitë në ditët tuaja.

Binjakët - Disa njerëz mund t'ju "përkëdhelin" në drejtim të gabuar. Sot ka një energji të zjarrtë në ajër që nxit dëshirën për të qenë "i pari". E gjitha kjo mund të jetë në konflikt të drejtpërdrejtë me natyrën tuaj paqësore, diplomatike. Gjithashtu, njerëzit mund të jenë pak më të ndjeshëm se zakonisht. Do të jetë më e vështirë për të përtypur mospërfilljet ose fyerjet që ju drejtohen. Duket se keni "përzënë" punën nga vetja.

Gaforrja - Bazohuni tek ajo cfarë ju thotë mendja. Me shumë gjasa, truri juaj racional e di rrugën e duhur. Gjendja juaj emocionale mund të dijë veprimin e rradhës, por është mirë t'ia lini në dorë trurit që të merret me drejtimin. Mos u shqetësoni për asgjë. Gjithashtu, gjendja shpirtërore mund të ngrejë debate të nxehta mbi atë që është dhe nuk është e drejtë. Bëhuni pjesë e zgjidhjes, jo e problemit.

EMISIONET