Rama: Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë, Teatri i ri do ndërtohet

Edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e artistëve dhe qytetarëve për mos shembjen e Teatrit. Në një postim në Twitter, Rama tha se teatri i ri kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse.

Edi Rama: "Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend. Megjithë respektin për një minorancë aktorësh teatri dhe politikanësh që s’kanë hyrë kurrë në teatër, po janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë,Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse."

Kryeministri shtoi se askush nuk ka mandat dhe as të drejtë ta pengojë ndërtimin e teatrit të ri.

Edi Rama: "Teatrin e ri Kombëtar e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi e shumica e komunitetit të artistëve të skenës. Njësoj si Stadiumi i Ri kombëtar ai do të jetë një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë që duam. Kush s’është dakord është i respektuar, po s’ka as mandat as të drejtë të pengojë."



EMISIONET