Rama akuza opozitës nga Rruga e Kombit: U propagandua shumë, por mbetën borxhet

Rama akuza opozitës nga Rruga e Kombit: U propagandua shumë, por

Në Rrugën e Kombit do të ndërtohen ura dhe mbikalime për këmbësorët. Gjatë inspektimit të punimeve, kryeministri Rama shigjetoi qeverinë parardhëse për rrugë të lëna të papërfunduara, duke nënvizuar se të ardhurat nga tarifa për këtë aks kombëtar do të përmirësojnë cilësinë e rrugës.

Kryeministri Edi Rama përfitoi nga inspektimi që bëri në aksin Kukës-Morinë ku po ndërtohet një urë, për të akuzuar opozitën se quante vepra të përfunduara rrugë që ende kishin mungesë të elementëve kryesorë.

Sipas kryeministrit Rama tha se Rruga e Kombit, me financimet që do të vijnë nga pagesat e drejtuesve të automjeteve, do të ketë të gjitha paramentrat e sigurisë.

Rama: U propagandua që u bënë gjëra që nuk u bënë. Mbetën borxhet. U lanë borxhet. Mbetën kilometra pa u bërë. Janë bërë një pjesë e madhe, por finalizimi i kësaj vepre është shumë i rëndësishëm, se këtu ishte e gjithë ajo gryka e shishes që krijoheshin aksidente, që krijoheshin situata emergjence dhe ajo që është më e rëndësishmja është që, paralelisht me përfundimin e investimeve për Rrugën e Kombit, ne të kemi tani të gjithë sistemin e sigurisë të krijuar nga pagesa e rrugës. Është gjë e mirë që këtu s’ka asnjë lloj ndjenje pakënaqësie, përkundrazi, ka mirëkuptim të plotë edhe të gjithë kontribuojnë, por, nga ana tjetër, domosdoshmëria është që këtij kontributi qeveria dhe kompania e mirëmbajtjes t’i përgjigjen me maksimumin e korrektesës, me standarde, me siguri, me shërbim perfekt në të gjithë vijën e autostradës.

Ndërkohë, ministri Damian Gjiknuri tha se me ndërhyrjet e reja do të zgjidhet problem i aksidenteve.

Gjiknuri: Edhe kjo hyn te fondi i rrugëve të mbaruara, sipas statistikave zyrtare, por, faktikisht, po e mbarojmë ne. Brenda kontratës do të mirëmbahet siç duhet nga kompania koncesionare, kështu që do kemi një sistem shumë të përshtatshëm dhe duke shmangur përfundimisht të gjitha ato problematikat që ka pasur, edhe burim aksidentesh.

Drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro, premtoi se ndërtimi i urës do të përfundojë brenda vitit.

Qendro: Jemi në përfundimin e viadukteve në aksin Kukës-Morinë. Është një urë shumë e veçantë, me hark, me lartësi goxha të madhe dhe për shkak të radhës teknologjike të punimeve, ne e parashikuam në vitin që vjen dhe mendojmë që brenda vitit të mbarojë kjo urë, ura numër 5 dhe të gjithë urat e tjera. Gjithashtu, kemi dy kontrata të tjera. Kemi kontratën nga Morina deri te Ura 5. Ajo ka vlerën 240 milion lekë te reja. Ndërkohë që, nga Kukësi, deri në Morinë për shkak të elementëve të sigurisë rrugore, komuniteti nuk komunikon me njëri-tjetrin. Ne kemi filluar dhe brenda muajit dhjetor do të vendosim dhe 3 mbikalime këmbësorësh. Gjithashtu kemi zgjidhur përfundimisht dhe fshatin Kobret. Ai fshat ka qenë i izoluar me projektin e parë.

Po ashtu, brenda muajit dhjetor do të vendosen dhe 3 mbikalime këmbësorësh.

EMISIONET