Rafinha largohet nga Barcelona, katalanasit në vështirësi

Rafinha do të nis një aventurë të re me skuadrën e Celta Vigos në formën e një huazimi. Barcelona nxitoi të rinovojë kontratën e brazilianit deri në 2021 pasi nuk donin ta humbnin me parametra zero.

Celta do të paguajë vetë rrogën e lojtarit madje nëse Rafinha arrin disa objektiva, Barcelona mund të përfitojë 1.4 milionë euro. Nga ana tjetër katalanasit nuk e lanë të lirë Ivan Rakitic i cili ishte prej kohësh shënjestër e Paris Saint Germain. Por trajneri Valverde ndodhet në një situatë të vështirë.

Sikur të mos mjaftonte mungesa e sulmit Suarez, Messi, Dembele të tre të dëmtuar, tekniku i blaugranasve duket i pavendosur dhe për mesfushën. Gjatë ndeshjeve të fundit ai ka eksperimentuar me 3 kombinime të ndryshme por që përsëri nuk kanë bindur. De Jong-Alena-Sergi Roberto, me kombinimin e Busquets, Rakitic, Arthur Melo dhe Vidal, ende nuk i kanë mbushur mendjen teknikut Valverde se kush do të jetë titullar.

Numri një i stolit të Barcelonës do të ketë më shumë kohë të eksperimentojë në mendjen e vetë përgjatë ndeshjeve të kombëtareve por duhet të vendos sa më shpejt pasi përpara e presin kundërshtarë si Valencia, Borussia Dortmund dhe Granada.



EMISIONET