Aplikimi për kartë identiteti dhe pasaportë biometrike në Lezhë kushton orë të gjata pritje.

Punohet vetëm me dy sportele, të pamjaftueshme për të përballuar fluksin e qytetarëve që nis që në orët e para të mëngjesit.

Qytetarët thonë se u duhet të qëndrojnë gjatë në radhë madje edhe më fëmijë të vegjël. Zgjidhjen e shohin tek shtimi i sporteleve.

Aplikuesit: "Unë kam dy orë për kartë identiteti."

"Radhë boll."

"Problem është sepse ne jemi në moshë, nuk mund të rrimë kështu në këmbë."

"Radha nuk hiqet e as nuk ka për tu hequr."

Skadimi i 1.4 mln kartave të identitetit ka sjellë të njejtën panoramë thuajse në të gjitha bashkitë e vendit.

/Ora News.tv/